May 24, 2020 14:29 Europe/Tirane
  • Ministri i naftës së Venezuelës falënderon Iranin

Ministri i naftës së Venezuelës ka vlerësuar lartë mbështetjet e Republikës Islamike të Iranit ndaj qeverisë dhe popullit të Venezuelës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tareck El-Aissami ministri i naftës së Venezuelës, ditën e diele në mëngjes para arritjes së anijes së parë transportuese të karburanteve nga Irani në ujërat e territoriale të Venezuelës, ka publikuar një mesazh në Twitter ku ka shkruar: “Bashkëpunimi i Venezuelës dhe Iranit në fushën e energjisë përveçse bashkon të ty vendet si anëtarë të OPEC, përfshinë edhe shkëmbimet shkencore për zhvillimin dhe rritjen e prodhimit të derivateve naftore. Ne vlerësojmë lartë mbështetjen e qeverisë dhe popullit të Iranit dhe u themi faleminderit”.

Ministri i Naftës së Venezuelës në një mesazh tjetër të publikuar në Twitter, ka shtuar: “Në emër të Nikolas Maduro dhe në emër të të gjithë popullit të Venezuelës, i përshëndesim anijet e Republikës Islamike të Iranit të cilat do të hyjnë në portet tona”.

Përdoruesit e internetit në Venezuelë e kanë bërë trendë hastagun “#GraciasIran” në rrjetin social Twitter dhe kanë falënderuar bashkëpunimin e Iranit dhe Karakasit përball bllokadës detare të Amerikës.

Në bazë të informacioneve të publikuara në faqen “Marinetraffic”, anije iraniane transportuese të karburanteve “Fortune”, disa orë më parë ka hyrë në zonën e veçantë ekonomike në ujërat territoriale të Venezuelës.

Forcat detare dhe forcat ajrore të Venezuelës tani janë duke e shoqëruar anijen transportuese të karburanteve “Fortune”. Kanali informativ Russia Today ka raportuar se një anije luftarake amerikane ishte duke përcjellë anijen “Fortune”, por pasi ajo është futur në ujërat territoriale të Venezuelës, anije luftarake amerikane është larguar.

 

Tags

Komente