May 24, 2020 21:35 Europe/Tirane
  • Golfi i Trump në situatën e pandemisë zemëron kritikët e tij

Ish Nënkryetari i SHBA Joe Biden, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, tha se numri i të vdekurve nga virusi Corona në Shtetet e Bashkuara ishte rritur në 100,000 dhe statistikat vazhdojnë të rriten, por Trump po luan golf!

Media amerikane e përshkroi lëvizjen e Bidenit si një sulm politik ndaj Trump. Në një videoklipi, i cili u postua në llogarinë në Twitter të Bidenit, skena e Trumpit duke luajtur golf në Virginia Golf Club dje u krahasua me fotografitë e mjekëve dhe infermierëve që po punonin në spital për të trajtuar pacientët me koronavirus. Në një prej imazheve, u postua një tabelë statistikore e viktimave të Coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, e shoqëruar me një foto të Trump duke goditur një top golfi. Kanali televiziv NBC News raportoi dje se kjo është hera e parë që Trump ka luajtur golf që kur u përhap Coronavirusi në SHBA. Revista Hill gjithashtu raportoi se publikimi i këtyre imazheve nga Biden, i cili konsiderohet kandidati i paracaktuar i Demokratit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, është përpjekja e tij e fundit për të nxjerrë në pah dështimet e administratës Trump në përballjen me epideminë e Coronavirusit.

 

Tags

Komente