May 24, 2020 21:48 Europe/Tirane
  • Cili shtet rrezikohet më shumë nga Covid-19?

Kombet e Bashkuara kanë shpallur emrin e një vendi që nuk mund t'i mbijetojë pandemisë së koronavirusit.

Sipas Sputnik, Jemeni mund të mos jetë në gjendje t'i rezistojë koronavirusit për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike në vend. Situata në Republikën Arabe të Jemenit është e komplikuar seriozisht nga lufta civile dhe agresioni saudit, çka e ka çuar në kulm urinë dhe varfërinë në vend, si dhe pamundësinë e zyrtarëve për të blerë numrin e kërkuar të testeve të koronavirusit dhe ilaçeve. Rreth 80 përqind e qytetarëve jemenas kanë nevojë për ndihmë humanitare nga jashtë. Përveç kësaj, shumica e spitaleve në vend janë të mbyllura, pothuajse një e katërta e provincave të Jemenit nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbim mjekësor, dhe vaksinimet nuk u janë dhënë fëmijëve në vitet e fundit. Jean-Nicole Bose, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se virusi Corona mund të ketë pasoja të pariparueshme për Jemenin. Në të njëjtën kohë, numri i saktë i rasteve të infeksionit nuk mund të përcaktohet për shkak të mungesës së testeve.

 

Tags

Komente