May 25, 2020 07:41 Europe/Tirane
  • Maduro: Futja e anijes iraniane një fitore

Nikolas Maduro, president i Venezuelës duke reaguar ndaj futjes së anijes së parë të Iranit me karburant në brigjet e Venezuelës, ka falënderuar qeverinë dhe popullin iranian dhe tha se Venezuela nuk është vetëm pasi pranë saj qëndrojnë miq të guximshëm.

Maduro në takimin e komitetit për kontrollimin e virusit korona tha se Irani dhe Venezuela kërkojnë paqe dhe të dy vendet kanë të drejtë të tregojnë nëpërmjet ujërave të lira tregtare ndërkombëtare. Presidenti i Venezuelës shprehu falënderime për Iranin për dërgimin e anijes Fortune dhe tha se fundi i muajit të ramazanit për ne solli anije Fortune. Në një botë ku imperializmi kërkon të imponojë me forcë kërkesën e tij, vetëm vëllazëria mund të shpëtojë popullin tonë. Irani në mbështetje të qeverisë dhe popullit të Venezuelës të cilët mbahen të rrethuar nga Amerika, ka dërguar 5 anije me karburant në drejtim të këtij vendi. Anija e parë e quajtur Fortune, para disa orësh ka arritur në brigjet e Venezuelës. Ndërsa anija e dytë iraniane e quajtur Forest, para pak minutash është futur në ujërat territoriale të Venezuelës. Ndërkohë në drejtim të këtij vendi janë edhe tre anije të tjera me karburant.

Tags

Komente