May 25, 2020 13:00 Europe/Tirane
  • Kuba: Hyrja e anijeve transportuese të karburanteve të Iranit në Venezuelë, thyerje e bllokadës kriminale të Amerikës

Presidenti i Kubës ka deklaruar se hyrja e anijeve transportuese të karburanteve të Iranit në Venezuelë, konsiderohet thyerje e bllokadës kriminale të Amerikës kundër Venezuelës.

Agjencia e lajmeve “Prensa Latina” njoftoi se Miguel Diaz-Canel, presidenti i Kubës, me anë të një mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, vuri në dukje ankorimin e anijes së parë të Iranit me karburante në portet e Venezuelës, ka shkruar: “Ky veprim ka thyere bllokadën e papranueshme dhe kriminale të cilën e kanë vendosur SHBA-të, kundër Venezuelës”.

Irani duke marrë parasysh problemet e Venezuelës për të siguruar benzinën, ka dërguar pesë anije transportuese me karburante në drejtim të këtij vendi.

Qendra e vëzhgimit të anijeve transportuese “TankerTrackers” të hënën herët në mëngjes ka njoftuar për ankorimin e anijes së parë transportuese të karburanteve të Iranit në portin e rafinerisë “El Palitor” në perëndim të Karakasit, kryeqytetit të Venezuelës.

Tags

Komente