May 25, 2020 14:09 Europe/Tirane
  • Ra’jul-Jeum: Hyrja e anijes iraniane të naftës në portet e Venezuelës, disfata më e madhe për Amerikën

Duke marrë parasysh problemet e Venezuelës në sigurimin e benzinës, Irani ka nisur pesë anije transportuese të karburanteve në drejtim të Venezuelës dhe njëra prej këtyre anijeve të dielën ka arritur në Venezuelë. Kjo cisterne quhet “Fortune” dhe të dielën ka hyrë në zonën speciale ekonomike të Venezuelës.

Para arritjes së kësaj anije transportuese të karburanteve të Iranit në Venezuelë, një funksionar i lartë i qeverisë së Amerikës ka deklaruar se Uashingtoni po shqyrton veprimet e përshtatshme për të reaguar ndaj transportit të benzinës nga Irani në Venezuelë. Më pas janë vërejtur disa lëvizje nga ana e Amerikës në dërgimin e forcave detare në Detin e Karaibeve me qëllim të krijimit të pengesave në transportimin e karburanteve nga Irani në Venezuelë, veprime këto që kanë ngjallur me njëherë reagimin serioz të Teheranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, i ka dërguar një letër paralajmëruese sekretarit të përgjithshëm të OKB, ndërsa Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtëm të Iranit, e ka thirrur në prezencë ambasadorin e Zvicrës në Teheran si mbrojtës së interesave amerikane në Iran të cilit i ka dorëzuar një notë proteste serioze. Irani ka paralajmëruar se çfarëdo lloj kërcënimi që bëhet ndaj anijeve transportuese të karburanteve të Iranit do të përballet me reagim të menjëhershëm dhe të prerë të Teheranit dhe qeveria e Amerikës do të jetë përgjegjëse për pasojat e tij.

Gazeta elektronike “Ra’jul-Jeum” ka vlerësuar shumë pozitivisht këtë veprim të Teheranit dhe ka shkruar: “Nuk e dimë, çfarë ndjenja ka tani presidenti amerikan Donald Trump i cili ndjek arritjen e anijes së parë iraniane me karburante në njërin prej porteve të Venezuelës? Një veprim ky shumë i fuqishëm për kërcënimet e tij dhe thyerjen e bllokadës së padrejtë të cilën e ka imponuar kundër Venezuelës, mirëpo e dimë shumë mirë se ai do të ketë ndjenjën e një personi të dështuar dhe të poshtëruar”.

“Ra’jul-Jeum” vë në dukje faktin se veprimi i Teheranit, është një mbështetje ndaj Venezuelës, popullit dhe presidentit të këtij vendi si dhe thyerje e bllokadës së Amerikës, ndërsa thekson: “Dallimi esencial mes Iranit dhe Amerikës është ky që Teherani ka dërguar derivate të naftës për një popull të vendosur nën bllokadë që udhëheqësit e tij i kanë thënë një “JO” të madhe përpjekjeve të Amerikës për ta gjunjëzuar këtë vend, mirëpo Amerika ka dërguar forcat e saj mercenare për ta rrëzuar Nikolas Maduro, presidentin e zgjedhur të Venezuelës dhe për ta vendosur në krye të pushtetit të këtij vendi një mercenar dhe servil të vetin”.

Sipas kësaj gazete, “Presidenti mendjemadh dhe arrogant i Amerikës tani e ka kuptuar shumë mirë se Irani çfarëdo lloj kërcënimi që ka bërë, e ka zbatuar atë në praktik dhe e di shumë mirë se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ka paralajmëruar në mënyrë serioze qeverinë e Amerikës për çfarëdo lloj pengese të mundshme ndaj anijeve iraniane transportuese të karburanteve dhe çfarëdo lloj veprimi të Amerikës, do t’i japë përgjigje shkatërruese, jo në Detin e Karaibeve, por në Gjirin Persik ku ndodhet me qindra anije amerikane”.

Në Raportin e kësaj gazete thuhet: “Një vit më parë në kohën kur forcat detare të Anglisë në Ngushticën e Gjibraltarit konfiskuan një anije iraniane transportuese të naftës e cila ishte nisur drejt Sirisë, lundrueset iranian konfiskuan një anije transportuese të naftës së Anglisë në Gjirin Persik, edhe atë përpara syve të anijeve luftarake të Amerikës. Në këtë rast anijet luftarake nuk kanë guxuar as të futen në veprim për të parandaluar konfiskimin e anijes angleze transportuese të naftës, ndërsa Trump në atë kohë pati deklaruar se anijet luftarake të Amerikës mbrojnë vetëm anijet amerikane. Kjo deklaratë e Trump, ishte një shuplakë e rëndë për aleatet e tij anglezë të cilët me urdhër të qeverisë së Amerikës kishin konfiskuar anijen e Iranit që transportonte naftë”.

“Ra’jul-Jeum” në vazhdim shkruan: “Politika e sanksioneve të Amerikës ndaj Venezuelës, Iranit dhe Sirisë ka dështuar dhe së shpejti kjo politikë do të dështojë edhe ndaj Kinës dhe Rusisë. Kjo është për arsye se kjo politikë është simbol i dhunës së fuqive arrogante perëndimore, mirëpo tani më ka humbur efektin e vet dhe është bërë shkak që e gjithë bota të bashkohet kundër kësaj politike dhe kjo çështjeje konsiderohet një goditje shkatërruese për hegjemoninë e Amerikës ka shtuar urrejtjen e popujve të tjerë ndaj Amerikës”.

“Ra’jul-Jeum” thotë: “Aleanca e guximshme e Iranit me vendin mik dhe aleat të tij Venezuelën, tregon se ekzistojnë disa vende të cilat nuk frikësohen nga kërcënimet e Amerikës dhe për të mbrojtur miqtë dhe aleatët e tyre dhe dinjitetin e vet janë të gatshme edhe për përballje ushtarake. Prandaj hyrja e anijes së Iranit transportuese të karburanteve në Venezuelë, është disfata më e madhe për arrogancën e Amerikës dhe nëse Amerika do të guxojë të kryejë ndonjë veprim provokues ndaj Iranit, me padyshim se ai veprim do të jetë fillim i disfatave të ngjashme sidomos në ujërat e Gjirit Persik dhe në Detin e Omanit. Nuk duhet harruar se si u rrëzuar droni gjigant amerikan “Global Hawk” me një raketë iraniane dhe nëse Amerika do të krijojë tension tjetër, pa kurrfarë dyshimi do të vërejmë përsëri skena të tilla”.

Në fund të raportit të analizës së “Ra’jul-Jeum” është theksuar: “Ky është një çast historik i cili rrëzoi për toke arrogancën e Trump dhe të qeverisë së tij dhe popujve që ndodhen nën bllokadën e Amerikës i tregon në mënyrë të qartë se ekziston një vend i cili i thotë “JO” të madhe sanksioneve të Amerikës dhe qëndron e reziston me trimëri dhe burrëri përball politikës hegjemoniste të Amerikës. Kjo tregon gjithashtu se Venezuela dhe vendet e tjera të rezistencës kanë shumë dallim nga ato vende të cilat dorëzohen para politikës diktuese dhe poshtëruese të Trump dhe me poshtërim të plotë i japin qeverisë amerikane me qindra miliardë dollarë”.

Tags

Komente