May 26, 2020 08:56 Europe/Tirane
  • Britania hap gradualisht ekonominë e saj

Pas dëmit të shkaktuar nga virusi Korona, Britania po hap gradualisht ekonominë dhe aktivitetin ekonomik megjithëse ky virusi dhe pasojat e tij nuk janë vënë nën kontroll të plotë.

Britania e Madhe do të rihapë mijëra dyqane dhe qendra tregtare në qershor, njoftoi sot kryeministri Boris Johnson. Johnson tha në një konferencë shtypi se plani i qeverisë është të hapë tregjet e makinave dhe sallonet për automobila nga 1 qershori. Duke folur në Doëning Street këtë mbrëmje, ai gjithashtu tha se duhet të shkohet me hapjen e bizneseve të pavarura nga 15 qershori. Ndryshe, Departamenti i Shëndetësisë njoftoi për 1.625 raste të tjera Covid-19 sot, hera e parë që vendi ka regjistruar më pak se 2,000 raste pozitive në hapësirën 24 orësh në pothuajse nëntë javë. Shifrat e ndara treguan se 8,800 britanikë aktualisht janë në spital duke u kuruar për koronavirus. Numri total i të infektuarve në Angli është mbi 261 mijë njerëz ndërsa i të vdekurve mbi 36 mijë njerëz.

Tags

Komente