May 27, 2020 14:44 Europe/Tirane
  • Protestat e qytetarëve të Amerikës kundër racizmit të policisë, shtypën me dhunë

Veprimi çnjerëzor i policisë amerikane në shtetin Minnesota që rezultoi me vrasjen e një zezaku, ka ngjallur protesta të gjera të qytetarëve amerikanë kundër racizmit.

Faqja informative "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar se me qindra qytetarë të irrituar të Miniapolis kanë protestuar kundër vrasjes së zezakut Georg Fluid nga një polic i bardh duke u mbledhur nëpër rrugë dhe kanë kërkuar zbatimin e drejtësisë dhe dënimin e policit racist. 

Protestuesit gjatë protestës së tyre kanë hedhur sloganin "Nuk mund të marrë frymë!", fjalë këto të cilat i kishte thënë Geoirg Fluid para se të vritej nga polici racist dhe protestuesit kanë kërkuar përgjigje të fuqishme dhe të prerë ndaj krimeve të disa policëve racist.  

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Minnesota, ShBA. Një 40 vjeçar ndërroi jetë pasi u arrestua nga policia nën akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike.

Gjatë arrestimit, polici i vendosi këmbën në fyt duke i bllokuar frymëmarrjen, e cila dyshohet se i ka shkaktuar dhe vdekjen

Por kjo ngjarje e dyshimtë vuri në lëvizje dhe FBI-në e cila vendosi që ta hetojë. Sipas raportit të policisë së MInneapolis mbrëmjen e djeshme, 40 vjeçari ishte nën efektin e drograve dhe u gjet sipër një automjeti.

Ai refuzoi thirrjen e policisë për të zbritur si dhe bëri rezistencë gjatë arrestimit. Oficerët e shoqëruan në spital ku më pas ai ndërroi jetë në shkaqe ende të paqarta.

Por një video e publikuar në internet tregon të kundërtën. 40 vjeçari u arrestua në mënyrë të dhunshme ku njëri prej ogicerëve e kishte shtrirë në tokë dhe i vendosi gjurin në kokë.

Në videon e publikuar, i arrestuari i bënte thirrje policit për ta liruar pasi nuk mund të merrte dot frymë. Pas vetëm pak çastesh, ai duket se i ra të fikët, pasi nuk po lëvizte më.

Më pas erdhi dhe ambulanca, ku infermier i mati pulsin e më pas e morën dhe e shoqëruan në spital.

Kjo ngjarje ka shkaktuar panik edhe tek kalimtarët e rastit që po filmonin të gjithë ngjarjen.

Tags

Komente