May 28, 2020 15:56 Europe/Tirane
  • Brian Hook pohon vazhdimin e politikës armiqësore të Amerikës kundër Iranit

Përfaqësuesi special i qeverisë së Amerikës për çështje të Iranit përsëri ka theksuar se do të vazhdojë politika e sanksioneve dhe presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Brian Hook të mërkurën në një intervistë me faqen informative sioniste “Jewish news syndicat”, edhe një herë ka përsëritur akuzat e veta të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit dhe pretendoi: “Amerika ka shtuar sanksionet dhe presionet kundër Iranit për të ndaluar këtë vend nga qasja në armët bërthamore”.

Deklaratat qesharake të Hook bëhen në kohën kur ANEA deri më tani në shumë raporte të saj, ka konfirmuar se programi atomik i Iranit ka vetëm qëllime paqësore dhe Teherani vazhdon ta zbatojë marrëveshjen bërthamore.

Brian Hook në këtë intervistë gjithashtu ka pretenduar se politikat e qeverisë së Trump janë bërë shkak që të bie forca ekonomike e Republikës Islamike të Iranit.

Tags

Komente