May 28, 2020 16:10 Europe/Tirane
  • Rusia: Sjellja e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, një rrezik për botën

Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë ka deklaruar se sjellja e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore dhe traktatit NPT, do të jetë e rrezikshme për regjimin e ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe për sigurinë globale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, ditën e enjte në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Amerika insiston se Irani në traktatin e NPT ka vetëm zotime dhe pavarësisht paragrafit 4 të këtij traktati, Teheranit nuk i lejohet shfrytëzimi i energjisë atomike për qëllime paqësore”.

Mikhail Ulyanov sot gjithashtu në Facebook ka shkruar: “Ajo që dihet me siguri, të drejtat në marrëdhëniet ndërkombëtare realizohen së bashku me zotimet, ndërkohë Amerika  në mënyrë serioze beson se mund të shfrytëzojë të drejtën e vet në rezolutën 2231 të KS të OKB në lidhje me marrëveshjen bërthamore mirëpo njëkohësisht me këtë të mos zbatojë zotimet e veta në kuadër të kësaj rezolute”.

 

Tags

Komente