May 28, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • Një person vritet gjatë protestave kundër vrasjes së zezakut amerikan

Në protestat e gjera që janë organizuar kundër vrasjes së një zezaku nga një polici të bardh në Amerikë, është vrarë edhe një protestues pasi është qëlluar me armë zjarri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se mediat amerikane të mërkurën në mbrëmje kanë njoftuar për zhvillimin e trazirave dhe pasigurisë në qytetin Minneapolis në shtetin Minnesota dhe përdorimin e dhunës nga ana e policisë dhe si pasojë e kësaj dhune është vrarë edhe një zezak tjetër në këtë qytet.

Policia e qytetit Minneapolis për t’i shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur për të protestuar kundër vrasjes së një burri zezak në këtë qytet, ka hedh sprej me lëndë kimike.

Në një video që është publikuar ditën e shtunë në rrjetet sociale të Amerikës, vërehet se një polic i bardh pasi që kishte shtrirë për toke një burrë zezak në asfalt, i kishte vendosur gjurin mbi qafën e tij. Ky veprim i policit të bardh është bërë në kohën kur burri zezak bërtiste “Nuk po mundem të marrë frymë”, “më jepni pak ujë mua”, “mos më vrit mua!” Mirëpo polici i bardh nuk i kushtojë vëmendje fjalëve të tij derisa zezaku vritet në këtë mënyrë.

Tags

Komente