May 28, 2020 23:08 Europe/Tirane
  • Kryebashkiaku: George Floyd do të ishte ende gjallë nëse do të ishte i bardhë

Kryebashkiaku i Minneapolis ka dënuar sot oficerët e policisë të përfshirë në arrestimin tragjik të njeriut me ngjyrë George Floyd, duke thënë se është i bindur se u vra nga polici që po e arrestonte.

Kreu i qytetit të ngjarjes tronditëse Jacob Frey, i është bashkuar kështu korit të zemërimit duke thënë se burri fatkeq nuk do të kishte vdekur sikur të kishte qenë i bardhë. Deklarata vjen në ditën e dytë të protestave të dhunshme të shkaktuara nga vdekja makabre e regjistruar në video e Floyd, i cili ishte i paarmatosur dhe lutej të merrte frymë teksa polici e mbante përtokë me gjurin prapa qafës. Në një intervistë me mediat Frey tha se vdekjen e Floyd e konsideronte vrasje. “Unë nuk jam prokuror, por polici që po bënte arrestimin ka vrarë dikë. Ai do të kishte qenë gjallë sot sikur të kishte qenë i bardhë. Faktet që unë kam parë, të cilat janë minimale, sigurisht që të çojnë te fakti se ka arsye racore”, tha ai. Pas ditës së dytë të demonstratave të zemërimit, vëllai i viktimës Philonise Floyd nxiti protestuesit të jenë paqësorë dhe shtoi se është “duke parë vdekje të zezakëve”. “Unë dua që policia të bëjë gjërat siç duhet. Unë dua drejtësi, dua vetëm drejtësi”, tha ai i përlotur. Ndërkohë katër policët e përfshirë në arrestimin tragjik të së martës janëidentifikuar si Derek Chauvin, Thomas Lane, Tou Thao, e J. Alexander Kueng. Kryebashkiaku Frey shtoi: “Po luftoj me diçka që nuk kuptoj në këto 36 orët e fundit, përse nuk është në burg njeriu që vrau George Floyd?”

 

Tags

Komente