May 29, 2020 14:15 Europe/Tirane
  • Garda Kombëtare e Amerikës dislokohet në Minneapolis për të shtypur protestat kundër racizmit

Garda Kombëtare e SHBA-së është vendosur në Minneapolis pas përleshjeve të dhunshme gjatë protestave kundër dhunës raciste të policisë amerikane që si pasojë la të vrarë në person zezak.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq të hënën, ndërkohë që disa video tregojnë se atij i është vënë gjuri në qafë nga polici duke i marrë frymën.

Protestat në këtë qytet po vazhdojnë tashmë prej 3 ditësh dhe janë kthyer të dhunshme duke djegur edhe disa automjete e ndërtesa.

Një stacion policie është djegur i gjithi nga demonstruesit dhe oficerët e kanë braktisur ndërtesën.

Ky ishte rajoni i 3-të i Departamentit të Policisë së Minneapolis, ku oficerët e përfshirë në vrasjen e George Floyd besohet të kenë punuar.

Të mërkurën, policia gjuajti me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve ndërsa bizneset në qytet janë plaçkitur.

Po ashtu, ka pasur edhe protesta në Chikago, Los Angeles dhe Memfis.

Në një postim në Twitter Donald Trump ka  paralajmëruar: “Nëse nisin plaçkitjet duhet të nisim të qëllojmë me armë zjarri”

Vrasja e 46-vjeçarit shtoi zemërimit për vrasjet e policisë së amerikanëve me ngjyrë, përfshirë rastin e fundit të Breonna Taylor në Kentucky..

Tags

Komente