May 29, 2020 14:24 Europe/Tirane
  • OKB kërkon hetimin e dhunës së policisë së Amerikës kundër zezakëve

Komisarja për të Drejtat e Njeriut në OKB ka kërkuar nga qeveria e Amerikës që të marrë masa dhe të kryejë hetime në lidhje me vrasjen e zezakut që u vra nga dhuna e një polici të bardh në qytetin Minneapolis.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Michelle Bachelet, komisarja e të drejtave të njeriut të OKB, me anë të një deklarate, ka dënuar vrasjen e një qytetari zezak me anë të veprimit të dhunshëm të policisë së Amerikës dhe ka theksuar: “Autoritetet e këtij vendi duhet të marrin masa serioze për t’i dhënë fund tragjedive të ngjashme dhe vrasjen e amerikanëve zezakë nga ana e policëve të bardh. Ajo çfarë ka ndodhur ditëve të fundit është vetëm një pjesë e një vargu shumë të gjatë të operacioneve të vrasjes së amerikanëve zezakë nga ana e policëve të bardhë”.

Ndërkohë gazetari i CNN, Omar Jimenez, është arrestuar nga policia gjatë një transmetimi direkt nga vendi ku po zhvillohen protesta në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte “live” episodin e arrestimit, me efektivët që duket se nuk e kanë kuptuar që pajisja ishte e ndezur.

Tags

Komente