May 29, 2020 19:24 Europe/Tirane
  • Presidenti i Kinës urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar forcat e armatosura të Kinës që "në mënyrë të plotë" të forcojnë stërvitjen e trupave dhe të jenë të përgatitur për luftë, pasi tensionet po rriten midis Pekinit dhe një numri të vendeve të tjera.

Ai vlerësoi kontributin e ushtrisë kineze në luftën e vendit kundër epidemisë së koronavirusit, por u bëri thirrje forcave të armatosura të rritin trajnimet ushtarake. "Është e nevojshme të hulumtohen mënyrat e stërvitjes dhe përgatitja për luftë, sepse përpjekjet për kontrollin e epidemisë janë normalizuar," citoi agjensia zyrtare e lajmeve të Kinës Xinhua të thoshte Xi Jinping. "Është e nevojshme të shtohen përgatitjet për luftime të armatosura, të zhvillohet me fleksibilitet trajnimi aktual ushtarak dhe të përmirësohet aftësia ushtarake për të kryer misione ushtarake." Më tej Xi tha se ushtria duhej të mendonte për "skenarët e rasteve më të këqija", duke shtuar se duhej të ishte e përgatitur për "të ruajtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar" dhe "të ruajë stabilitetin e përgjithshëm strategjik të vendit". Thirrja e Xi për përshpejtimin e gatishmërisë luftarake pasoi një vendim vitin e kaluar për të rritur buxhetin për ushtrinë kineze me 178 miliardë dollarë.

 

Tags

Komente