May 29, 2020 20:55 Europe/Tirane
  • Pekini do të përdorë forcën kundër Tajvanit

Kryetari i Parlamentit të Kinës, Li Zhanshu tha të Premten se Pekini do të përdorë forcën kundër Tajvanit, "nëse humbet mundësia për ribashkim paqësor".

Ai tha se Kina "do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shkatërruar me vendosmëri çdo komplot apo veprim separatist" në ishullin e vetëqeverisur. Li, i cili është gjithashtu udhëheqësi i tretë më i lartë i Partisë Komuniste në pushtet, tha se Pekini nuk "premton të braktisë përdorimin e forcës ... për të stabilizuar dhe kontrolluar situatën në ngushticën e Tajvanit". Tajvani u shkëput nga kontinenti gjatë një lufte civile në vitin 1949, por Kina e konsideron ishullin e vetë-qeverisur pjesë të territorit të saj nën politikën e njohur globalisht "Një Kinë e Vetme". Pothuajse të gjitha vendet e botës e njohin sovranitetin kinez mbi Tajvanin, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, Uashingtoni ka ndërhyrë në Taipei, në formën e një bashkëpunimi të gjerë ushtarak, në një kundërshtim ndaj Pekinit. Administrata Trump njoftoi në fillim të këtij muaji se kishte aprovuar një shitje armësh në Tajvan prej 180 milion dollarësh.

 

Tags

Komente