May 31, 2020 15:10 Europe/Tirane
  • Putin merr qëndrim ndaj daljes së Amerikës nga traktati ndërkombëtar për qiej të hapur

Presidenti i Rusisë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Amerikës për të dalë nga traktati i qiejve të hapur dhe ka deklaruar se Moska së shpejti do të përcaktojë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështjeje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, deklaroi: “Duhet të përcaktojmë qëndrimin tonë në lidhje me daljen e Amerikës nga traktati i qiejve të hapur dhe traktit “Starti i Ri”.

Traktati i qiejve të hapur është një marrëveshje e nënshkruar nga 34 vende të botës për lejimin e fluturimeve të avionëve spiunazh mbi qiellin e vendeve anëtare që Amerika së fund duke akuzuar Rusinë për shkeljen e zotimeve të vete, ka deklaruar daljen nga ky traktat. Moska ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Presidenti i Rusisë në lidhje me traktatin “Starti i Ri”, ka thënë: “Së shpejti do të përfundojë afati i traktatit “Starti i Ri”, mirëpo akoma nuk kanë filluar negociatat serioze në lidhje me këtë çështjeje shumë të rëndësishme”.

Vlen të theksohet se pakti për reduktimin e armëve bërthamore i quajtur “Starti i Ri” është nënshkruar në vitin 2010 në kuadër të reduktimit të armatimeve bërthamore mes Amerikës dhe Rusisë, mirëpo afati i këtij traktati do të përfundojë në shkurt të vitit 2011.

Tags

Komente