Qershor 01, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Tunizia nuk lejon që vendi të kthehet në një bazë amerikane

Partitë politike në Tunizi kanë reaguar ndaj lajmit mbi mundësinë e dërgimit dhe  vendosjes së trupave amerikane në këtë vend.

Partitë politike në Tunizi kanë reaguar ndaj lajmit mbi mundësinë e dislokimit të trupave amerikane në kë vend dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që Tunizia të kthehet në bazë ushtarake amerikane. Ata kanë rikujtuar se vendosja e këtyre trupave është shkelje e hapur e sovranitetit të Tunizisë dhe kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të bëhet shkak për shtimin e konflikteve në Tunizi. Partitë në Tunizi kanë thënë se do të rezistojnë përballë kësaj dhe nuk do të lejojnë që Tunizia të kthehet në bazë ushtarake amerikane për të sulmuar Libinë dhe që ky vend të kthehet në një tjetër Siri. Më herët qendra ushtarake amerikane në Afrikë e njohur me emri AFRICOM ka deklaruar se ushtria amerikane me pretekstin e pranisë së forcave ushtarake ruse në Libi dhe për të eliminuar shqetësimet e sigurisë në rajon ka ndërmend të dërgoje forca ushtarake në Tunizi.

Tags

Komente