Qershor 03, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Pentagoni dërgon 1600 forca në Uashington

Departamenti amerikan i mbrojtjes Pentagon, njoftoi për dërgimin e 1600 forcave ushtarake në Uashington.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sky News sipas të cilës forcat ushtarake amerikane janë vënë në gjendje gatishmërie por për momentin nuk kanë marrë mision mbrojtjeje përkrah forcave të policisë. Sipas Sky News forcat e ushtrisë amerikane janë vendosur brenda territorit të shtëpisë së bardhë. DAM ka ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave ushtarake dhe ka dhënë direktiva për mbrojtjen e institucioneve të rëndësishme në Virxhinia dhe në Uashington. Prej disa ditësh në qytete të ndryshme të Amerikës po zhvillohen protesta kundër dhunës së policisë dhe kundër racizmit që janë ndezur për shkak të vrasjes së George Gloyd nga një polic i bardhë amerikan.

Tags

Komente