Qershor 03, 2020 15:48 Europe/Tirane
  • Të paktën 11 persona të vrarë gjatë protestave anti-raciste në Amerikë

Gjatë protestave anti-raciste në Amerikë deri më tani janë vrarë të paktën 11 persona dhe shumica e viktimave janë zezakë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sipas raportit të kanalit televiziv KTLA, si pasojë e protestave dhe trazirave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë shpërthyer për shkak të vrasjes së egër dhe barbare të zezakut amerikan George Floyd, gjatë disa ditëve të kaluara janë vrarë mbi 11 persona. Të vrarët janë kryesisht të qyteteve Çikako në Ilinoi, Detroit në Michigan, Omaha në Nabraska, Kaliforni dhe Kentaki, ndërsa shumica e viktimave janë zezakë.  

Sipas raportit të këtij kanali televiziv amerikan, thuhet se gjatë zhvillimit të këtyre protestave gjithashtu janë plagosur edhe me qindra persona, mirëpo akoma nuk janë deklaruar statistikat e sakta. Sipas analizave të agjencisë së lajmeve Associated Press, policia amerikane ka thënë se deri më tani janë arrestuar 9.300 persona gjatë këtyre protestave.

 

Tags

Komente