Qershor 03, 2020 21:16 Europe/Tirane
  • Trump synon të përdorë tanke dhe avionë kundër protestuesve

Sipas një numri të zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes, Donald Trump është përpjekur të përdorë tanke mjete të tjera të blinduara për të shtypur protestat mbarëkombëtare në SHBA.

Njoftimi erdhi ndërsa zyrtarët ushtarakë amerikanë po mendojnë si të ndalin valën e trazirave në SHBA, ndërsa amerikanët vazhduan të protestojnë kundër diskriminimit racor dhe dhunës në të gjithë vendin. Dy zyrtarë të Pentagonit i thanë Associated Press se Presidenti Donald Trump të hënën në mbrëmje urdhëroi fluturimin e avionëve luftarakë të ushtrisë amerikane në Uashington për të demonstruar forcën e tij kundër protestuesve. Ata thanë se ideja e përdorimit të ushtrisë për të shtypur protestat është parashtruar në Shtëpinë e Bardhë dhe jo nga Departamenti i Mbrojtjes.

 

Tags

Komente