Qershor 04, 2020 00:21 Europe/Tirane
  • Bomba paralajmëruese e Putinit për Erdoganin

A është ky fundi i pushimit për Turqinë në Idlib? Avionët luftarakë goditën një zonë afër bazës ajrore ruse Hmeimim të mërkurën, 3 qershor.

Ishte një Su-34 rus që, sipas Observatorit të të Drejtave të Njeriut në Siri, goditi një zonë de-përshkallëzimi në jug të Idlibit me një bombë termometrike. Zona ndodhet afër bazës ajrore ruse Hmeimim në provincën siriane të Latakias. Sipas uebfaqes ushtarake ruse, Avia.pro, "sulmi ajror ishte aq i fuqishëm sa ndriçoi një rreze prej disa kilometrash. Ishte një bombardues rus i tipit Su-34 që lëshoi një bombë të fuqishme 500 kg, e projektuar për të shkatërruar bunkerët dhe vendstrehimet e armikut. Një bombë e tillë ajrore është e aftë të shpojë llogoret prej betoni deri në një metër të trashë, llogore të mbuluara me një shtresë toke 3 metra të trashë, thotë uebfaqja e cila shton: "Bombat Bet AB-500 kanë provuar të jenë të shkëlqyera në luftën kundër terroristëve në Siri, ku ato kanë shkatërruar shumë bunkerë dhe strehimore të pajisura mirë për terroristët e ISIS." Por cili mund të jetë mesazhi i një sulmi kaq të fuqishëm që synoi zonën turke të de-eskalimit? Për analistët politikë, ky është një paralajmërim që Rusia po jep Ankarasë jo vetëm në Siri, ku boshti SHBA-NATO vazhdon të vendosë bateri anti-ajrore në veri për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi atje, por edhe në Libi, ku pas disa javësh përparim, Ankaraja befas bëri thirrje për dialog. Ndryshimi erdhi menjëherë pasi Rusia vendosi avionët MiG-29 të saj në Xhufra, një bazë në Libinë perëndimore. Turqia fillimisht kërcënoi të shkatërrojë avionët MiG-29, Su-35 dhe sulmuesit Su-24, por përfundoi duke folur për nevojën e negociatave për armëpushim me ushtrinë e Khalifa Haftar, njësoj siç bëri në Idlib në fund të shkurtit kur forcat e saj e humbën betejën. Sipas ekspertëve, ishte frika se Rusia do të konkretizojë kërcënimet e saj përmes Haftarit dhe të bombardojë pozicionet e ushtrisë turke në Libi, që e shtyu Ankaranë të propozojë dialogun. Durimi turk duket se është sosur, thotë një ekspert i cituar nga Avia.pro.

 

Tags

Komente