Qershor 04, 2020 14:38 Europe/Tirane
  • Mattis e quan Trump rrezik për kushtetutën e Amerikës, Trump i përgjigjet me ofendim

Presidenti i Amerikës në reagim ndaj kritikave të ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes, e ka quajtur atë “qen të çmendur” dhe ka thënë se është i gëzuar nga shkarkimi i tij.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, të enjten në mëngjes në përgjigje ndaj kritikave të James Mattis, ish-shefit të Pentagonit, në një mesazh në Twiter ka shkruar: “Ndoshta e vetmja karakteristikë e përbashkët mes Barak Obamas dhe mua është kjo që të dy ne krenohemi me shkarkimin e James Mattis, gjeneralin e cili mendon se është gjenerali më i madh në botë!”.

Trump ka shtuar: “Unë pata kërkuar nga ai që të japë dorëheqje dhe jam i gëzuar me këtë vendim. Nofka e tij ishte “Rebelim” që mua nuk më pëlqente fare dhe unë këtë nofkë e kam ndryshuar në “Qen i Çmendur”. Aftësia e tij nuk ishte ushtria, por marrëdhëniet publike personale. Nuk më pëlqente stili i tij për udhëheqje. Jam i gëzuar që ka shkuar”.

Gjeneral James Mattis, ish-sekretari i mbrojtjes në qeverinë e Trump me anë të një deklarate, ka kritikuar ashpër veprimet dhe punën e issh-shefit të tij ndaj vrasjes së zezakut Georg Floyd dhe ndaj shtypjes së protestave dhe trazirave, ndërsa e ka quajtur Trump “kërcënim kundër Kushtetutës së Shteteve të Amerikës”.

Gjeneral Mattis në këtë deklaratë vuri në dukje moton “Drejtësi përball ligjit” që është mbi portën e godinës së Gjykatës së Lartë të Amerikës dhe ka thënë: “Gjatë javës së kaluar me irritim dhe zemërim kemi vërejtur ngjarjet dhe zhvillimet pas vrasjes së Georg Floyd në vendin tonë dhe kjo moto është e vetmja gjë që qytetarët protestues me të drejtë kërkojnë zbatimin e kësaj motoje”.

 

Tags

Komente