Korrik 01, 2020 23:04 Europe/Tirane
  • Johnson paralajmëron Izraelin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, të mërkurën paralajmëroi Izraelin ndaj aneksimit të territoreve palestineze të Bregut Perëndimor, duke thënë se ky vendim do të shkelte ligjin ndërkombëtar si dhe do të dëmtonte përpjekjet e Tel Avivit për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet arabe.

Krerët e regjimit izraelit morën vendimin mbi aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor nga 1 korriku, si pjesë e një plani amerikan për paqen izraelito-palestineze që favorizon Izraelin dhe injoron të drejtat e palestinezëve. Megjithëse pa ndonjë marrëveshje akoma për shtrirjen dhe kohën e mobilizimit, raportohet se asnjë seancë e kabinetit në Izrael nuk u planifikua për të mërkurën. “Aneksimi do të reflekonte në shkelje të ligjit ndërkombëtar”, tha Johnson në një opinion për gazetën izraelite Yedioth Ahronoth.

 

Tags

Komente