Korrik 02, 2020 07:00 Europe/Tirane
  • Franca kërcënon me shtimin e sanksioneve ndaj Turqisë

Ministri i jashtëm i Francës ka kërcënuar Turqinë me më shumë sanksione. Jean Yves Le Drian, ministër i jashtëm i Francës ka thënë: Ministrat e jashtëm të BE më 13 korrik do të mbajnë një takim kushtuar Turqisë ku ekziston mundësia e shtimit të sanksioneve ndaj Turqisë.

Sipas tij BE mund të marrë masa sanksionuese ndaj Turqisë për shkak të shpimeve të bëra prej saj në zonën ekonomike të Qipros. Tensionet mes Parisit dhe Ankarasë vazhdojnë në kohën kur Francë në një letër dërguar NATO-s ka thënë se pjesëmarrja në operacionet në detin Mesdhe janë pezulluar përkohësisht pas hetimeve lidhur me aksidentin e ndodhur mes anijeve franceze dhe turke në këtë det. Pak përpara Florence Parly ministër i mbrojtjes i Francës deklaroi se një destrojer francez që kishte për mision të zbulonte një anije që transportonte armë në Libi u përball me një veprim krejtësisht armiqësor nga një anije turke që mesa duket kishte për mision ruajtjen e anijes në fjalë. Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë javët e fundit janë tensionuar për shkak të çështjes së Libisë, veriut të Sirisë dhe manovrave në lindje të Mesdheut.

Tags

Komente