Korrik 02, 2020 13:31 Europe/Tirane
  • Vatikani i dorëzon notë protesta ambasadorëve të Amerikës dhe regjimit sionist

Qeveria e Vatikanit ka thirrur në prezencë ambasadorin e regjimit sionist dhe të Amerikës dhe u ka dërguar atyre një notë protesta kundër planit për pushtimin e 30% të tokave të Bregut Perëndimor në Palestinë.

Faqja informative sioniste "Times"  ka shkruar se në vazhdën e reagimeve botërore kundër planit të Izraelit për pushtimin e disa pjesëve të tjera të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinës, ambasadorët e regjimit sionist dhe të Amerikës në Vatikan janë thirrur në prezencë në Kishën Katolike të Romës dhe kanë marrë notë proteste nga qeveria e Vatikanit kundër planit për pushtimin e tokave të Bregut Perëndimor.

Kardinali Pietro Parolin, ministri i punëve të jashtme të Vatikanit, gjatë dorëzimit të notë protestës për Oren David, ambasadorit të regjimit sionist dhe Callista Gingrich, ambasadores së Amerikës në Vatikan, ka shprehur shqetësimin e Papa Françeskut dhe Kishës së Romës në lidhje me veprimet e njëanshme të mundshme që sipas pikëpamjes së Vatikanit, do të vështirësojnë arritjen e një paqe dhe do ta shtojnë ndjeshmërinë e situatës në Azinë Perëndimore.

Vatikani gjithashtu ka kërkuar vazhdimin e negociatave për kompromis.

Tags

Komente