Korrik 02, 2020 14:00 Europe/Tirane
  • Edhe në Gjermani organizohen protesta kundër pushtimit të Bregut Perëndimor

Qytetarët e Gjermanisë në mbështetje ndaj popullit të Palestinës, kanë protestuar kundër planit të regjimit sionist për aneksimin e tokave të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara.

Kanali televiziv Rapteli njoftoi se palestinezët me qëndrim në Gjermani dhe shumë grupe të qytetarëve të Gjermanisë duke përfshirë edhe grupet për mbështetjen e të drejtave të palestinezëve janë mbledhur në një protestë në qytetin Frankfurt dhe kanë protestuar kundër planit të regjimit sionist për aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës në territoret e pushtuara njëkohësisht kanë deklaruar edhe mbështetjen ndaj popullit të Palestinës.

Qytetarët gjermanë në këtë protestë që u zhvillua ditën e mërkurë para konsullatës së Amerikës në qytetin Frankfurt, duke mbajtur në dorë flamurin e Palestinës, kanë hedhur slogane në mbështetje ndaj popullit palestinez.

Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar t'i jepet fund politikës pushtuese të regjimit sionist kundër Palestinës dhe mbanin në dorë pankarta mbi të cilat ishte shkruar "Stop planit të Trump" dhe "Palestina do të çlirohet".

 

Tags

Komente