Korrik 03, 2020 10:33 Europe/Tirane
  • Urdhri i gjykatësit amerikan për konfiskimin e anijeve iraniane

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi për një urdhër të gjykatës amerikane për konfiskimin e 4 anijeve iraniane me naftë për në Venezuelë.

Xheims Busberg, gjykatës federal në Amerikë ka dhënë urdhër për konfiskimin e 4 anijeve iraniane që janë dërguar në drejtim të Venezuelës. Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se gjykatësi federal ka dhënë urdhër që 4 anijet iraniane me naftë që po dërgohen në Venezuelë të bllokohen dhe ngarkesa e tyre të konfiskohet. Prokuroritë në Amerikë për të parandaluar vazhdimin e tregtisë mes Iranit dhe Venezuelës kanë bërë një kërkesë në gjykatë për bllokimin e anijeve iraniane që dërgojnë karburant në Venezuelë. Paditësit pretendojnë se anijet iraniane janë dërguar në Venezuelë duke transportuar 1.1 milion fuçi benzinë. Departamenti amerikan i Thesarit disa ditë më parë ka vendosur sanksione ndaj 5 kapitenëve të anijeve iraniane. Irani për të ndihmuar venezuelën në kontrollimin e krizës së mungesës së karburantit ka dërguar 5 anije me karburant në Krakasa ndërkohë që qeveria amerikane nuk ka mundur të pengojë dërgimin e këtyre anijeve. Irani dhe Venezuela janë dy vende të sanksionuara nga Amerika të cilët marrëdhëniet e tyre tregtare i kanë ruajtur pa u kushtuar rëndësi presioneve të Amerikës.

Tags

Komente