Korrik 03, 2020 14:44 Europe/Tirane
  • Protestat e Uashingtonit shndërrohen në protesta anti-izraelite

Protestuesit gjatë protestave kundër racizmit dhe diskriminimit racor në Uashington kanë hedhur edhe slogane kundër Izraelit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit amerikanë përkrah sloganit “Jeta e zezakëve ka rëndësi”, kanë hedhur edhe slogane të tjera në mbështetje ndaj idealit të popullit të Palestinës duke thirrur: “Izrael ne e dimë që t’i po vret fëmijë”.

Protestuesit përveç motos “Jeta e zezakëve ka rëndësi” kanë hedhur edhe sloganin “Jeta e palestinezëve ka rëndësi”.

Sipas gazetës izraelite “Jerusalem Post” kjo protestë është zhvilluar nga statuja e Linkon deri te godina e Kongresit të Amerikës.

Tags

Komente