Korrik 04, 2020 15:45 Europe/Tirane
  • 320 funksionarë shtetëror nga Amerika Latine kërkojnë bojkotimin e regjimit sionist

Në vazhdën e kundërshtimeve botërore ndaj planit për aneksimin e Bregut perëndimor të Palestinës në territoret e pushtuara, 320 figura dhe personalitete të njohura të vendeve të Amerikës Latine kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve "Middle East Eye" njoftoi se 320 figura dhe personalitete të njohura të vendeve të Amerikës Latine kanë kërkuar sanksionimin e Izraelit në rast të zbatimit të planit për pushtimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Në mesin e nënshkruesit të këtij peticioni vërehet emra si Adolfo Pérez Esquivel, fituesi i çmimit Nobel për paqe, Luiz Inácio Lula da Silva, ish-presidenti i Brazilit, Dilma Rousseff, ish-presidentja e Brazilit, Rafael Correa, ish-presidenti i Ekuadorit, si dhe disa ish-funksionarë të tjerë shtetërorë dhe personalitete të jetës shoqërore dhe kulturore të këtyre vendeve.

 

Tags

Komente