Korrik 04, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Në Amerikë shënohet rekord i ri i numrit të personave të infektuar me virusin Covid-19

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 57.683, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.890.588.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 132.101, prej të cilëve 661 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur me 57.683, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.890.588.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 1.235. 488 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 35.5 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me mbi 420 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 32 mijë viktima.

Tags

Komente