Korrik 05, 2020 07:48 Europe/Tirane
  • Autoritetet e huaj kritikojnë Turqinë mbi xhaminë Aja Sofia

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë mbi xhaminë historike Aja Sofia janë shtuar edhe një herë. Kjo nuk është hera e parë që mënyra e përdorimit të xhamisë historike Aja Sofia në Stamboll të Turqisë bëhet shkak për mosmarrëveshje mes Turqisë dhe Greqisë.

Një pikë e rëndësishme në këtë mes është përpjekja e Greqisë për të larë hesapet me Turqinë. Duke qenë se Turqia dhe Greqia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, kësaj here Athina po mundohet ta shfrytëzojë çështjen e xhamisë për të arritur qëllimet e saj kundër Turqisë. Është fakt se godina e cila sot njihet si xhami apo muzeu Aja Sufia, dikur ka qenë kishë dhe vend i faljes së të krishterëve. Gjatë periudhës së perandorisë osmane kjo godinë është përdorur si xhami nga krerët e perandorisë dhe pas një farë kohë ajo u kthye në muze. Por mesa duket presidentit Rexhep Taip Erdogan synon të ndryshojë edhe një herë formën e përdorimit të xhamisë Aja Sofia. Rexhep Taip Erdogan në reagim ndaj deklaratave të fundit të autoriteteve të qeverisë greke lidhur me pozitën e xhamisë historike Aja Sofia ka thënë: Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Turqisë. Më herët jo vetëm qeveria greke por edhe kreu i ortodoksëve në botë në një mesazh drejtuar Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, prej tij kanë kërkuar të rishikojë vendimin për ndryshimin e mënyrës së përdorimit të xhamisë Aja Sofia. Më gjithë këtyre përpjekjeve që kanë për qëllim të ngushtojnë hallkën për Turqinë, Rexhep Taip Erdogan presidenti i Turqisë ka thënë: Në Turqi ekzistojnë 435 kisha dhe xhamia dhe ashtu sic Turqia nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë mbi vendet e besimit fetar në Turqi. Sa i përket kësaj duhet thënë se qeveria turke me anë të rolit të xhamisë historike Aja Sofia mundohet të zgjidhë problemet e saj me perëndimin mbi çështjet e brendshme dhe nga ana tjetër të fitojë më shumë favore nga perëndimi. Qeveria turke këtë metodë e ka përdorur shumë herë edhe për çështje të tjera. Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë nisën pas ceremonisë ku është lexuar Kurani e mbajtur në xhaminë Aja Sofia në Stamboll. Athina pretendon se organizimi i ceremonive fetare në një xhami historike të njohur si Aja Sofia në Stamboll bie ndesh me konventat e UNESCO-s për mbrojtjen e godinave historike. Në anën tjetër ministria e jashtme e Turqisë pasi hodhi poshtë akuzat e Greqisë u përpoq të trajtojë çështjen e shkatërrimit të gjerë të xhamive në Athinë dhe në këtë mënyrë të reagojë ndaj qëndrimeve të Athinës.

Tags

Komente