Korrik 06, 2020 08:12 Europe/Tirane
  • Qëndrimet anti-iraniane të John Bolton lidhur me aksidentin në Natanz

Ish këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në vazhdën e qëndrimeve të tij anti-iraniane është shprehur i kënaqur nga aksidenti në qendrën bërthamore Natanz.

John Bolton në një intervistë për kanalin CBS është shprehur i kënaqur nga aksidenti që ndodhi në qendrën bërthamore Natanz në Iran dhe tha: Nëse dikush nis procesin e shkatërrimit të programit bërthamor dhe raketor të Iranit, të Iranit atij i themi me krahë të lehta. Bolton shtoi: Nëse ata kanë më shumë kohë, ndoshta e njëjta gjë mund të bëhet edhe në Korenë e Veriut. Behruz Kamalvandi zëdhënësi i AEAI njoftoi për një aksident në një prej godinave që ishte në ndërtim e sipër në Natanz. ANEA gjithashtu ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në godinën në ndërtim në Natanz nuk ka patur lëndë atomike. Kjo agjenci pasi konfirmoi se në godinë nuk ka patur lëndë atomike theksoi se kjo qendër është nën monitorimin e ANEA dhe në të kryhen vazhdimisht testime vërtetuese sipas marrëveshjes bërthamore.

Tags

Komente