Korrik 06, 2020 22:21 Europe/Tirane
  • Siri, avioni Su-57 dëbon avionin F-35

Avioni rus i gjeneratës së pestë Su-57 ka kaluar me sukses një provë të madhe në Siri kundër një avioni amerikan F-35.

Sipas një raporti, të botuar më 6 korrik nga Avia-Pro, një avion rus Su-57 kohët e fundit u ngrit nga baza ajrore Hmeimim dhe arriti të afrohej pranë një F-35 amerikan në Deir ez-Zor para se avioni amerikan të mund të fshihej në hapësirën ajrore të Irakut fqinj. Avionët Su-57-të nuk humbasin asnjë mundësi të vetme për të demonstruar forcën e tyre kundër F-35 të Amerikës. Pajisjet amerikane kohët e fundit kanë filluar të shfaqen gjithnjë e më shumë në qiellin e Sirisë. F-35 ka qindra mangësi përfshirë 13 që konsiderohen kritike, sipas raportit të fundit nga testet operacionale dhe vlerësimet e bëra nga Pentagoni. Këto probleme përfshijnë sigurinë dhe softuerin kibernetik. Instalimi i një grupi të ri softuerësh ka pasur pasoja të paparashikueshme në aspektet e tjera. Disa defekte kanë të bëjnë edhe me armatimin dhe në veçanti mitralozin 25 mm. Për një Amerikë dhe një Izrael që e kanë mbështetur gjithçka në F-35 dhe veçanërisht kanë luajtur mirë me imazhin e tij, ky është një lajm befasues.

 

Tags

Komente