Korrik 07, 2020 09:17 Europe/Tirane
  • Trump dështon në përpjekjet për të parandaluar botimin e një tjetër libri zbulues

Presidenti amerikan ka dështuar në përpjekjet e tij për të parandaluar publikimin e një tjetër libri që zbulon skandalet e tij.

Sipas CNN, me gjithë përpjekjet e shtëpisë së Bardhë libri i Mary Trump mbesa e presidentit amerikan, ka publikuar, librin që mban titullin “jashtëzakonisht shumë dhe kurrë nuk është mjaft".  Mary Trump, vajza e Fred Trump, vëllai i madh i presidentit amerikan, botoi një libër që zbulon fakte për korrupsionin e Donald Trump dhe rolin e tij në vdekjen misterioze të vëllait të tij më të madh. Vëllai i madh i Donald Trump vdiq nga një infarkt në zemër në vitin 1981 në moshën 42 vjeç pas disa viteve të alkoolizmit të tij. Mbesa e presidentit në bashkëpunim me Simon dhe Schuster Publishing botoi librin "jashtëzakonisht shumë dhe kurrë nuk është mjaft" dhe siç thonë mediat, në të do të zbulohet pjesa e errët e karrierës dhe e jetës së Donald Trump. Libri është vendosur të dalë në treg më 11 gusht, vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme republikane, për të emëruar zyrtarisht kandidatin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Mary Trump, 55 vjeç, ka një doktoratë në psikologji  dhe sociologji klinike. Ajo thotë: "Ky libër i përgjigjet pyetjes se si familja Trump krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë".

Tags

Komente