Korrik 07, 2020 20:26 Europe/Tirane
  • Moska: Grupi Taliban është krijuar dhe ushqyer nga SHBA

Zyrtari më i lartë i sigurimit të Rusisë tha se Shtetet e Bashkuara në një operacion të fshehtë dhjetëvjeçar krijuan dhe ushqyen grupin militant Taliban në Afganistan.

"Sinqerisht, ishin Shtetet e Bashkuara që hodhën themelet për krijimin e lëvizjes Taliban," tha të Martën, Shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev, në një intervistë me të përjavshmen Argumenty i Fakty. Grupi militant Taliban, tha Patrushev, është rezultat i "Operacionit Ciklon ... një nga operacionet më të gjata dhe më të shtrenjta në historinë e CIA-s", i cili u krye nga agjensia e spiunazhit amerikan në Afganistan nga viti 1979 deri në 1989. Operacioni "kishte për qëllim mbështetjen financiare dhe ushtarake të muxhahedinëve afganë, të cilët më vonë formuan shtyllën kurrizore të forcave terroriste jo vetëm në Afganistan, por në të gjithë rajonin," shtoi Patrushev. Ky zyrtar i lartë i sigurisë tha se Rusia "kurrë nuk ka bashkëpunuar me talibanët". Ai tha se Gjykata Supreme Ruse zyrtarisht e përcaktoi Talibanin si një grup terrorist në vitin 2003. "Cdo pretendim se vendi ynë hyri në një komplot me talibanët, veçanërisht me qëllim të vrasjes së trupave amerikane, nuk ka asnjë bazë," tha Patrushev.

 

Tags

Komente