Korrik 09, 2020 10:04 Europe/Tirane
  • Amerika gjobit kompaninë Amazon nën akuzën e lidhjeve me Iranin

Departamenti Amerikan i Thesarit me anë të një deklarate ka gjobitur kompaninë Amazon nën akuzën e anashkalimit të sanksioneve kundër Iranit.

Ky departament ditën e mërkurë me anë të një deklarate ka akuzuar kompaninë Amazon se ka anashkaluar sanksionet kundër Iranit, Sirisë dhe gadishullit të Krimesë dhe u ka dhënë shërbime personave që janë sanksionuar nga ky departament. Në deklaratën e Departamentit Amerikan të thesarit thuhet: Për shkak të shkeljes në sistemin automatik të sanksioneve nga Amazon, kjo kompani u ka ofruar shërbime në mallra personave që janë sanksionuar nga Amerika dhe u ka dhënë shërbime personave dhe klientëve në Krime, Iran dhe Siri. Amazone është gjobitur nga qeveria amerikane me shumën 134,523 dollarë.

Tags

Komente