Korrik 09, 2020 10:04 Europe/Tirane
  • Venezuela rrëzon një avion amerikan

Ushtria e Venezuelës njoftoi se ka rrëzuar një avion agresor që mbante numër regjistrimit të Amerikës.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se avioni me numër amerikan regjistrimi kishte shkelur hapësirën ajrore të Venezuelës dhe pasi është perceptuar nga ushtria e këtij vendi është qëlluar dhe rrëzuar. Avioni ishte i tipit Haëker-800 dhe më 8 korrik ai kishte shkelur hapësirën ajrore të Venezuelës dhe është rrëzuar nga avionët luftarakë të këtij vendi. Ushtria e Venezuelës deklaroi se avioni për të fundit ishte parë në linjën ajrore për në Meksikë. Deri tani nuk janë dhënë më shumë informacione për avionin por ekziston mundësia që avioni të jetë përdorur nga mafia për transportin e lëndëve narkotike. Ushtria e Venezuelës në qershor 2020 ka rrëzuar një tjetër avion të ngjashëm që mbartte lëndë narkotike. Nikolas Maduro në vitin 2013 ka nxjerrë urdhër për rrëzimin e çdo avioni që përdoret nga mafia për transportin e lëndëve narkotike.

Tags

Komente