Korrik 09, 2020 13:10 Europe/Tirane
  • Josep Borrell paralajmëron Izraelin për pasojat e planit për pushtimin e Bregut Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane ka paralajmëruar regjimin sionist për pasojat serioze të zbatimit të planit për aneksimin e tokave të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës në territoret e pushtuara.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Josep Borrell të mërkurën me publikimin e një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, duke deklaruar mbështetjen e ministrave të punëve të jashtme të Gjermanisë, Francës, Jordanisë dhe Egjiptit në lidhje me paligjshmërinë e planit të regjimit sionist për aneksimin e tokave të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës në territoret e pushtuara, ka thënë se ka mendim të përbashkët tërësisht me çështjet e theksuara në këtë deklaratë të përbashkët.

Jean Yves Le Drian, Heiko Maas, Samih Shukri dhe Imen Al-Safdi, ministrat e punëve të jashtme të Francës, Gjermanisë, Egjiptit dhe Jordanisë, ditën e martë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë thënë se plani i Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara është shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare.

 

Tags

Komente