Korrik 09, 2020 15:22 Europe/Tirane
  • Irritimi i Shtëpisë së Bardhë nga publikimi librit të mbesës së Trump

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj akuzave të paraqitura kundër presidentit amerikane Donald Trump në një libër të shkruar nga mbesa e tij dhe i ka quajtur gënjeshtra dhe pretendime të pabaza.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, në reagim ndaj publikimit të librit të Mary Trump, mbesës së Donald Trump, deklaroi: “I gjithë ky libër përmban gënjeshtra të cilat i janë veshur presidentit të Amerikës dhe i vetmi reagim ndaj këtij libri është ky që ky është një libër i gënjeshtrave”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka shtuar: “Akuzat që janë paraqitur kundër Trump në këtë libër, janë vetëm pretendime të pavërteta dhe qesharake të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me personalitetin e presidentit të shtetit të Amerikës”.

Vlen të theksohet se mbesa e presidentit amerikan në librin të cilin e ka shkruar në lidhje me xhaxhain e vet, e ka quajtur atë një egoist të çmendur që e gjithë jeta e tij është e mbushur me plotë gënjeshtra, tradhti dhe dështime.

Tags

Komente