Korrik 10, 2020 13:16 Europe/Tirane
  • Vasily Nebenzya: Amerika kurrë nuk do të ketë sukses në embargon e armëve ndaj Iranit

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se Amerika kurrë nuk do të ketë suksese në vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Vasily Nebenzya, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, të enjten në mbrëmje ka thënë se projektrezoluta e Amerikës për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit nuk ka shans të ketë sukses në Këshillin e Sigurimit.

Vasily Nebenzya shtoi: “Zbatimi i një rezolute të tillë do të rezultojë me përfundimin e marrëveshjes bërthamore dhe kjo është e qartë se Irani kurrë nuk do ta pranojë një rezolutë të tillë dhe ka plotësisht të drejtë që të mos e pranojë atë”.

Vlen të theksohet se me afrimin e përfundimit të afatit të embargos së armëve ndaj Iranit në muajin tetor të këtij viti sipas rezolutës së KS të OKB, Amerika edhe pse ka dal nga marrëveshja bërthamore, akoma po vazhdon përpjekjet për paraqitjen e një plani për të treguar se akoma mund të ushtrojë ndikim në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës përkatëse në KS të OKB.

Tags

Komente