Korrik 10, 2020 13:42 Europe/Tirane
  • Pompeo e quan ofendim raportin e OKB rreth vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo i cili është një prej elementëve kryesorë në vendimmarrjen për kryerjen e sulmit terrorist në vrasjen e ish-komandantit të forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ka reaguar ndaj raportit të Agnes Callamard e cila ka theksuar se vrasja e gjeneral Kasem Solejmani ishte në kundërshtim të plotë me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Gazeta amerikane “New York Times” ka shkruara sekretari amerikan i shtetit në mbrojtje të veprimit terrorist të tij në vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, raportin e OKB e ka quajtur ofendues.

Raportuesja speciale e OKB ka thënë se Amerika nuk ka arritur të paraqesë dëshmi të qarta që do të tregonin se gjeneral Kasem Solejmani ishte kërcënim urgjent dhe i vërtetë për jetën e amerikanëve.

Sekretari amerikan i shtetit të cilin ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif e ka quajtur “sekretar i urrejtjes”, të enjten në mbrëmje me anë të një deklarate për media, ka thënë: “Ne hedhim poshtë raportin dhe idetë e publikuar sot nga ana e Agnes Callamard dhe konkludimet e saj janë ofenduese”.

Pompeo në vazhdim pretendoi: “Sulmi i që rezultoi me vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani ishte kryer në kundërpërgjigje ndaj shtimit të sulmeve sistematike ushtarake gjatë muajve të fundit nëpërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe militantëve të mbështetur nga Irani kundër forcave dhe interesave të Amerikës në rajon”.

Tags

Komente