Korrik 10, 2020 14:48 Europe/Tirane
  • OKB kritikon gjykimin formal të vrasësve të Khashoggi në Arabinë Saudite

Raportuesja speciale e OKB e ka quajtur shfaqje qesharake procesin e gjykimit të autorëve të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB, vuri në dukje iniciativën e prokurorisë së Arabisë Saudite për të gjykuar në mënyrë simbolike autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe deklaroi: “Procesi gjyqësor që u zhvillua në Arabinë Saudite ishte vetëm një shfaqje qesharake”.

Agnes Callamard ka shtuar: “Kjo çështjeje akoma qëndron në krye të çështjeve të rëndësishme për opinionin publik të botës, sepse vrasje e Khashoggi dhe masakrimi i trupit të tij është bërë me urdhër zyrtar”.

Paralel me gjykimin formal në Arabinë Saudite, javën e kaluara ka filluar gjykimi në mungesë i 20 shtetasve saudit të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në qytetin e Stambollit të Turqisë.

Turqia ka kërkuar nga qeveria e Arabisë Saudite që t’i ekstradojë këta persona të akuzuar në Turqi ku është vendi i kryerjes së krimit për t’u dënuar nga autoritetet turke. Mirëpo Riadi nuk ka pranuar këtë kërkesë të Turqisë.

Tags

Komente