Korrik 10, 2020 15:29 Europe/Tirane
  • Hook kërcënon: Irani të mos humbë rastin e negociatave me Amerikën

Një funksionar i lartë i qeverisë së Amerikës pretendoi se Irani duke mos pranuar negociatat e drejtpërdrejta me Amerikën, po humb një rast të mirë.

Brian Hook, përfaqësuesi i qeverisë së Amerikës për çështje të Iranit, në një intervistë me faqen informative “El-Munitor”, pasi ka përsëritur pretendimet e përhershme kundër Iranit, deklaroi: “Pavarësisht propozimeve të përsëritshme për negociata të drejtpërdrejta, Irani nuk ka ardhur në tryezën e negociatave”.

Ai duke u shpreh optimist për perspektivën e qartë në procesin e shkëmbimit të të burgosurve me Iranin, tha: “Unë kam propozuar zhvillimin e bisedimeve konsullore. Në rast të negociatave, Irani mund të shqyrtojë propozimin e Trump për një marrëveshje më të madh”.

Ai pretendoi se Uashingtoni nuk ka kurrfarë nxitimi për negociata me Teheranin, sepse sipas pretendimit të tij, strategjia e Amerikës kundër Iranin ka qenë efikase.

Brian Hook edhe një herë ka përsëritur pretendimin e ky është një shembull tjetër i djegies së rasteve nga ana e Iranit për progres dhe zhvillim.

Brian Hook ka paralajmëruar se në marrëveshjen e re bërthamore me Iranin, nuk do të parashihet e drejta për pasurimin e uraniumit për Iranin.

Tags

Komente