Korrik 10, 2020 15:35 Europe/Tirane
  • Macron: Izraeli duhet të heqë dorë nga plani për aneksimin e Bregut Perëndimor

Presidenti i Francës ka kërkuar nga kryeministri i regjimit sionist që të heqë dorë nga plani për pushtimin e 30% të tokave të Bregut Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se pallati presidencial i Francës sot ka lëshuar një deklaratë për media në të cilën ka deklaruar se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, në një bisedë telefonike me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, ka kërkuar nga ai që të heqë dorë nga zbatimi i planit për aneksimin e 30% të tokave të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara.

Sipas këtij burimi, Macron ka kërkuar nga Netanjahu që të heqë dorë nga çdo veprim për aneksimin e tokave palestineze.

Macron ka thënë: “Një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe mund të rrezikojë arritjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës”.

Më parë edhe Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, gjithashtu në një bisedë telefonike me Netanjhanun, ka shprehur shqetësime për planin për aneksimin e tokave të Bregut Perëndimor dhe ka kërkuar nga ai që të heqë dorë nga ky plan.

 

Tags

Komente