Korrik 10, 2020 16:13 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian reagon ndaj kthimit të dënimit  me ekzekutim me vrasje në Amerikë

Bashkimi Evropian duke protestuar kundër vendimit të qeverisë së Amerikës për të rifilluar dënimin federal me ekzekutim me vrasje në këtë vend, ka kërkuar që Uashingtoni ta rishikojë këtë vendim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra e shefit të diplomacisë evropiane me anë të një deklarate, ka deklaruar se vendimi i Departamentit Amerikan të Drejtësisë në lidhje me dënimin me ekzekutim me vrasjes është në kundërshtim me metodën e pranuar në këtë vend dhe në botë në mënyrë ligjore ose praktike.

Në këtë deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian kundërshton çfarëdo lloje mënyre të dënimit me ekzekutim me vrasje në çfarëdo rrethana që të jetë dhe do të vazhdojë përpjekjet e veta për anulimin e metodës së egër, jo njerëzore dhe poshtëruese të ekzekutimit me vrasje në Amerikë.

Më parë edhe Farhan Haq, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ka protestuar kundër këtij vendimi të qeverisë së Amerikës.

Vlen të theksohet se Gjykata e Lartë e Amerikës dy javë më parë ka lejuar Departamentin Amerikan të Drejtësisë që ta rikthejë zbatimin e dënimit me ekzekutim me vrasje.

Tags

Komente