Korrik 11, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Hook: Do të bëjmë ç’është e mundur për rivendosjen e embargos së armatimeve kundër Iranit

Përfaqësuesi i DASH për Iranin, ka thënë se Amerika do të bëjë të gjitha përpjekjet për të rivendosur embargon e armatimeve kundër Iranit.

Brian Hook deklaroi se qeveria Trump do të bëjë çfarëdo që është e nevojshme për të rinovuar afatin e sanksioneve dhe embargos së armatimeve kundër Iranit. Brian Hook tha se Irani  vazhdon testimet e tij raketore dhe pretendoi se Teherani është kërcënim për rajonin. Në një takim të mbajtur nga qendra Hudson, përfaqësuesi i DASH për Irani shprehu shqetësime nga zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Venezuelës. Ai gjithashtu pretendoi se Irani dhe Venezuela kanë ekonomitë më të këqija në botë.

 

Tags

Komente