Korrik 12, 2020 07:50 Europe/Tirane
  • Aja Sofia ndryshon përdorimin nga muze në xhami

Në Gazetën Zyrtare të Turqisë u shpall vendimi presidencial me të cilin Ajasofja hapet për adhurim dhe i dorëzohet Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet).

Në vendim rikujtohet se sot Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë për çështje administrative në vend, anuloi vendimin e vitit 1934 me të cilin xhamia Ajasofja ishte shndërruar në muze. Në këtë drejtim, thuhet në vendim, administrimi i xhamisë Ajasofja i është transferuar Kryesisë së Çështjeve Fetare, në përputhje me nenin 35 të Ligjit Nr. 633 për Themelimin dhe Detyrat e Dijanetit. Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale, presidenti Recep Tayyip Erdoğan uroi me rastin shpalljes së vendimit. Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendimi i vendit të tij për statusin e Ajasofjas ka të bëjë me të drejtat dhe dëshirat e kombit turk. "Ne nuk e miratuam këtë vendim duke shikuar se kush, çfarë tha, por duke shikuar se cilat janë të drejtat tona dhe çfarë dëshiron kombi ynë", tha Erdoğan në video-fjalimin e tij me rastin e hapjes së urës më të lartë të vendit, Urës Beğendik, në provincën juglindore Siirt. Presidenti Erdoğan tha se njerëzit që nuk kanë bërë asgjë "për të parandaluar armiqësinë ndaj Islamit në vendet e tyre" po sulmojnë "vullnetin e Turqisë për të ushtruar të drejtat sovrane". Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i drejtua kombit me një fjalim në lidhje me heqjen e statusit të muzeut me vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative (Këshilli i Shtetit) dhe hapjen e Aja-Sofisë për adhurim. “Aja-Sofia, që është një trashëgimi e përbashkët e njerëzimit, do të vazhdojë t’i përqafojë të gjithë me statusin e saj të ri, me më shumë sinqeritet dhe në mënyrë shumë më autentike”, tha Erdogan dhe i ftoi të gjithë që të respektojnë vendimin e organeve gjyqësore dhe ekzekutive të Turqisë për Aja-Sofinë dhe nënvizoi se do ta pranojnë si shkelje të pavarësisë çdo sjellje dhe shprehje që i kalon kufijtë e opinionit. “Të këmbëngulësh që Aja-Sofia të vazhdojë të mbetet muze është produkt i logjikës së njëjtë me atë të kërkosh mbylljen e Vatikanit për adhurim dhe shndërrimin e tij në muze”,- shtoi udhëheqësi turk. Duke rikujtuar se Aja-Sofia lulëzoi me shndërrimin e saj në xhami pas ngadhënjimit të Stambollit nga perandori osman Sulltan Mehmeti II (Fatihu) në vitin 1453, Erdogan bëri këtë vlerësim në lidhje me pikën e arritur sot: “Kjo është një e drejtë plot 567-vjeçare. Nëse do të bëhet një debat mbi besimin, kjo nuk ka të bëjë me Aja-Sofinë, por me islamofobinë dhe ksenofobinë”. Presidenti Erdogan tha se kombi turk e ka ruajtur gjithmonë Aja-Sofinë si beben e syrit. Aq sa nuk ka tentuar as t’ia ndryshojë as emrin origjinal që do të thotë ‘mençuria e perëndisë’, shtoi ai. Namazi i xhumasë në Aja-Sofi do të falet më 24 korrik. Presidenti Erdogan tha se me namazin e xhumasë që do të falet ditën e premte, më 24 korrik 2020, planifikojnë që ta hapin pas 86 vjetëve për adhurim Aja-Sofinë. Në Turqi janë të hapura për adhurim 435 kisha e sinagogë,- rikujtoi Erdogan dhe e vijoi kështu fjalimin e tij drejtuar kombit: “Kjo panoramë është një manifestim i botëkuptimit tonë që i shikon si pasuri diversitetet”. "Ringjallja e Aja-Sofisë është lajmëtari i çlirimit të xhamisë al-Aksa”, përfundoi Erdogan.

 


 

Tags

Komente