Korrik 14, 2020 07:56 Europe/Tirane
  • 11 vende evropiane dalin kundër Izraelit

Ministrat e jashtëm të 11 vendeve evropiane në një letër drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE kanë kërkuar që unioni të analizojë masat që ndalojnë Izraelin të zbatojë planin e aneksimit të rajonit BPLJ.

Sipas një njoftimi të gazetës Haaretz, ministrat e jashtëm të Italisë, Holandës, Irlandës, Belgjikës, Luksemburgut, Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Portugalisë dhe Maltës në një letër drejtuar Josep Borrel prej tij kanë kërkuar të përpilojë një listë masash ër reagimet e mundshme të BE ndaj izraelit në rast se ky i fundit zbaton planin për pushtimin e territoreve palestineze në BPLJ gjë  cila është shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Ministrat e jashtëm të BE në këtë letër kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe të BE mbi planin e regjimit sionist për pushtimin e territoreve palestineze. Më herët 1 mijë deputetë nga 26 vende evropiane në një letër të tyre kanë shprehur kundërshtimin me planin e regjimit sionist për aneksimin e 30% të rajonit BPLJ dhe kanë kërkuar nga qeveritë e tyre që të reagojnë ndaj këtij vendimi. Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist më herët kishte deklaruar se prej 1 korrikut do të fillojë zbatimin e planit për aneksimin e rajonit BPLJ por që për arsye të ndryshme është shtyrë në një afat të dytë.

Tags

Komente