Gusht 03, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Pompeo i nevrikosur nga marrëveshja strategjike Iran-Kinë

Sekretari amerikan i shtetit ka kritikuar ashpër vendimin e Kinës për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Iranin.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit është nevrikosur shumë nga marrëveshja e bashkëpunimit Iran-Kinë. Pompeo duke paralajmëruar mbi këtë marrëveshje ka thënë se sanksionet kundër Iranit përfshijnë edhe ato kompani kineze që bashkëpunojnë me Teheranin. Sekretari amerikan i shtetit duke akuzuar Iranin ka pretenduar se bashkëpunimi Kinë-Iran bëhet shkak për destabilizimin e rajonit të Azisë Perëndimore. Programi i bashkëpunimit Iran-Kin është duke u përpiluar dhe është në përfundim e sipër dhe për këtë arsye ai është kthyer nga një nga hallkat kryesore të autoriteteve amerikane. Projekti për bashkëpunimin 25 vjeçar mes Iranit dhe Kinës disa ditë më parë u miratua nga qeveria iraniane dhe pas kësaj ministria e jashtme ka marrë mision që të përfundojë nënshkrimin e saj me palën kineze. Dokumenti i bashkëpunimit përfshin fushën politike, të sigurisë, atë të mbrojtjes, kulturore, bujqësore, ekonomike, shkencore, turistike, naftës dhe energjisë, infrastrukturën e komunikacionit, tregtinë, higjienën dhe shëndetin. Sejed Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se ashtu sic Irani është një vend i rëndësishëm në rajonin e Azisë perëndimore, Kina është një vendi i rëndësishëm në Azinë e largët e cila ka potenciale dhe kapacitetet të shumta dhe shumë shpejt ajo do të kthehet në ekonominë e parë në botë dhe vendosja marrëdhënieve afatgjata mes këtyre dy vendeve mund të mos jetë e kënaqshme sidomos për Amerikën dhe Evropën dhe armiqtë janë mundur të pengojnë bashkëpunimin e Iranit me botën, por një marrëveshje e tillë neutralizon të gjitha projektet e tyre në këtë fushë. Irani dhe Kina si dy vende të pavarura dhe të fuqishme gjithmonë kanë bërë qëndresë përballë politikave dhe veprime hegjemoniste të Uashingtonit.

Tags

Komente